Temperaturat sot në Shqipëri nga -4 deri në 14°C

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të ndikojnë mot të kthjellët në të gjithë Shqipërinë, thonë meteorologët.

Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore-juglindore por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Të ngjashme