Tentim vrasje në Lluzhan të Podujevës, policia në kërkim të të dyshuarit

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, gjatë të hënës ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk ka të lënduar, ndërsa një person është shpallur në kërkim.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, tha Ahmeti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme