Tentim-vrasje në Prishtinë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një person është dërguar në QKUK pasi është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

Siç njofton policia përmes raportit, ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në Prishtinë.

“I dyshuari mashkull kosovar, në lokal-kafiteri, ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në raport, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme