Tentim vrasje në Vushtrri, Policia në kërkim të tre personave

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e hënë në Vushtrri.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” rreth orës 18:44.

“Njësitet policore në Vushtrri, në kërkim të tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vrasje në tentativë’, e cila ka ndodhur në rrugën ‘Ukshin Hoti’, dje me datën 13.09.2021 rreth orës 18:44. Nga hetimet fillestare, ngjarja fillimisht ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa bazuar në deklarimin e ankuesit dhe dëshmitareve, të dyshuarit kane gjuajtur në drejtim të ankuesit dhe si rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja dhe një fishek, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

“Tre të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes mirëpo të njëjtit janë identifikuar nga policia dhe janë njoftuar të gjitha stacionet/nënstacionet policore, pikat kufitare dhe aeroporti ‘Adem Jashari’ që nëse hasen personat e dyshuar të ndalohen menjëherë”.

Tutje, në njoftim thuhet se hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me veprën penale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme