Tentimi për rrëzimin e Gjykatës Speciale bëhet lajm botëror

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 22:58 | Nga

Tentimi për të shfuqizuar Gjykatës Speciale ka zënë vend në mediat botërore. Fokusimi kryesisht ka qenë të ambasadorët e huaj, të cilët porositën politikanët kosovarë që të mos kthejnë prapa progresin e Kosovës.
Reuters ka raportuar zhvillimet e sotme në Kosovë për shfuqizim të Gjykatës Speciale pas kërkesës së 43 deputetëve të Kosovës.

Në fokus ishte kundërshtimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie i cili bëri thirrje që të mos ndodh një gjë e tillë.

Ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës janë pasqyruar edhe në gazetën prestigjioze amerikane The Washington Post.

Washington Post njofton edhe për kundërshtimin e madh në këtë çështje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ABC News gjithashtu ka raportuar për rreth nismës për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës.

Lajmi i tillë ka zënë vend edhe në mediat e tjera Zërin e Amerikës, që tha se kërkesa për shfuqizim të Gjykatës së Posaçme nxiti reagimin e ashpër të diplomatëve ndërkombëtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme