Tentoi ta vriste, arrestohet me dy vjet burgim

Pejë | 18 Jan 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite të pandehurin e Sh.H, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i mjetit me të  cilin e ka kryer veprën penale dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.

“I pandehuri Sh.H shpall fajtor për shkak se: Me datë 26.08.2018, në ora 17:00, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin K.B, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëhershme familjare që i kanë pasur mes vete”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje në tentative. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme