Tentoi të mashtroj në emër të AKI-së, arrestohet 73 vjeçari

Prishtinë | 02 Kor 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes të së premtes, saktësisht hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në tentativë”.

Në njoftim thuhet se veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e informacioneve në rrugë operative kanë mundësuar që të arrestohet i dyshuari B.Gj. 73 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës i cili dyshohet se është takuar me ankuesin (viktimën) nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë 2000 euro, kinse i dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s dhe gjoja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’i kryej shërbime në favor të viktimës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore janë zhvilluar me autorizim të prokurorit të çështjes, i cili ka urdhëruar që veprimet e mëtejme hetimore lidhur me rastin të zhvillohen në drejtim të veprës penale “Mashtrim në tentativë”, duke u zbuluar se është tentuar të keqpërdoret institucioni i AKI-s.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme