Tentoi të vrasë një person, arrestohet i dyshuari në Obiliq

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të premten në Obiliq, pasi i njëjti tentoi të vrasë viktimën, duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 14.01.2022 – 15:19. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës, viktima ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator. Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme