Tentuan të udhëtojnë me dokument fals, arrestohen tri gra në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Tri gra janë arrestuar gjatë di në Aeroportin e Prishtinës, dy nga to sipas policisë janë shtetase të huaja, ndërsa njëra shtetase e Kosovës.

Të gjitha, sipas policisë dyshohen se kanë tentuar të udhëtojnë në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar.

Dy nga të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar.

Njoftimi i Policisë së Kosovës

Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit dyshohet se ka tentuar të udhëtoj nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit te Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e Kosovës përmes aeroportit të Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Leje qëndrimin të huaj). E dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme