Tentuan të vidhnin para në një market, Policia arreston dy persona

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditë së sotme u raportua për një rast grabitje në rrugën “Gazmend Zajmi në Prishtinë.

Rreth orës 13:00, disa persona të dyshuar tentuan të vidhnin një shumë të parave në një market, shkruan Reporteri.net

Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur

Prishtinë, 2 tetor 2021-Sot, rreth orës 13:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market.

Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

Personat e dyshuar :
-A.K, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-B.N, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje”.

Të ngjashme