Tërheqja e numrave për rimbursim të kuponëve fiskal bëhet me 9 gusht

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 09:51 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 9 Gusht 2018, duke filluar nga ora 08:30 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM2/2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në RTK, në kuadër të programit të mëngjesit.

Ju rikujtomë, se numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 55,493, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme