Tërmet 3 shkallësh gjatë natës në Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë natës në territorin e Kosovës ka ndodhur një tërmet prej 3.0 shkallësh sipas Rihterit.

Këto dridhje toke janë dëgjuar në orën 02:51.

Sipas Qendrës Evropiane Mesdhetare të Tërmeteve, epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra në veri-lindje të Istogut, raporton Ekonomia Online.

Sipas qytetarëve që kanë reaguar nëpër rrjetet sociala, dridhjet janë dëgjuar edhe në komunat e tjera

Të ngjashme