Tërmet në Drenicë

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 13:29 | Nga

Një termet raportohet të ketë ndodh sot në Drenicë, megjithatë nuk ka informacione se sa shkallë ka qenë ai dhe kur saktësisht ka ndodhur.
Kjo për arsye se për tërmetet që janë më të ulëta se 3.6 nuk raportohen nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës.

Pra, edhe ky tërmet konsiderohet të ketë qenë më i vogël, prandaj nuk tregohet shkalla e saktë e tij.

Kështu tha për Indeksonline Shemsi Mustafa nga ky rrjet, duke shtuar se një gjë e tillë bëhet për të mos përhapur panik tek qytetarët, pasi këto tërmete nuk paraqesin rrezik.

Ai thotë se tërmet ndodhin çdo ditë në Kosovë, mirëpo janë tejet të vogla që nuk janë për t’u regjistruar.

“Tërmetet që nuk janë më të larta se 3.6 nuk janë për t’u lajmëruar për të mos krijuar panik tek qytetarët. Prandaj nuk duhet krijuar panik tek qytetarët dhe të shqetësohen.

Tërmete kemi çdo ditë, dhe nëse vendosim t’i lajmërojmë ato atëherë duhet t’i bëjmë nga 3-4 lajmërime në ditë, por ato janë të vogla dhe po t’i raportojmë atëherë do bënim panik. Ato nuk konsiderohen të rrezikshme dhe nuk janë për t’u lajmëruar”, tha Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme