Një tërmet me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihteer ka goditur të mërkurën rreth orës 14 Maqedoninë e Veriut, ndërsa dridhjet janë vënë re edhe në Kosovë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane, tërmeti ka pasur epiqendrën tetë kilometra afër Shkupit.
Grafikat e prezantuara nga kjo qendër tregojnë se dridhjet janë ndier edhe në Kosovë.
Nuk është raportuar për dëme.