Tërmkolli: Qeveria duhet të bjerë, vendi të shkojë në zgjedhje

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ndonëse e ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se u ka qëndruar ballë ideve për shkatërrimin e Kosovës, këmbënguljen për taksën e të tjera, ka thënë se Qeveria duhet të bie e vendi të shkojë në zgjedhje.

Tërmkolli ka thënë se kjo Qeveri ka bërë shumë veprime të dëmshme, ky koalicion nuk duhet të funksionoj dhe vendi duhet të ketë zgjedhje të reja.

“Ka aq shumë veprime të dëmshme nga kjo Qeveri saqë është e pakuptimtë të vazhdojë më tutje. Takimet e fundit mes liderëve në opozitë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë është iniciativë më serioze. Besoj se do të realizohet, ndoshta jo shumë shpejtë, por brenda pak muajsh do të hyjmë në proces të ri zgjedhor. Kjo Qeveri duhet të bie, ky koalicion nuk guxon më tutje të funksionojë sepse po e shkatërron Kosovën”, tha Tërmkolil.

Për zgjedhjet e brendshme në LDK, kurdo që do të mbahen ato, ka thënë se nuk e di kush do të vijë në krye të kësaj partie, por, në udhëheqje duhet të vijnë persona që në radhë të parë do ta luftojnë krimin e korrupsionin e sjellin drejtësi..

Të ngjashme