Termocentralet ndotësit më të mëdhenj të lumenjve, shkak master-plani i viteve 1980-të

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 11:09 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ligji për vlerësimin e Ndikimit në Mjedis nuk po gjen implementim veçanërisht nga institucionet publike, kështu u tha në raportet hulumtuese që shpërfaqin degradimin e mjedisit nga investimet kapitale, të organizuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë u shfaq dokumentari “Varrosja e Lepencit”, në të cilin u tha se KEK-u, “Feronikeli”, “Sharrcem”, minierat e Trepçës dhe Kishnica e Artanës po shquhen si ndotësit më të mëdhenj të lumenjve në Kosovë, me ngordhjen masive të peshqve, derisa gjatë këtij dokumentari banorët e fshatrave kanë shfaqur ankesat e tyre.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, konsideroi se Qeveria ka pasur master-planin e viteve të 80-ta në trajtimin e ujërave të ndotura.

Zogiani potencoi se punët janë përfunduar sa për sy e faqe, vetëm në letër.

“Kjo po ndodhë për shkak të një keqqeverisje dhe nuk është kryere punë e ministrisë së Ambientit. Kosova vazhdon t’i referohet një master-planit të viteve 80-ta. MZhE-ja dhe ZRrE-ja kanë përparuar në fushën e energjisë. Të ketë energjitë e ripërprishme, por të bëjë në harmoni me ambientin”.

“Shohim vetëm pëlqime të unioneve. Ministria e Ambientit ka kaluar një proces rigoroz në nxjerrjen e lejeve. Janë kryere punë sa për sy e faqe”, u shpreh Zogiani duke treguar se çfarë do të bëjë Qeveria në përmirësimin e gjendjes.

“Të ketë përmirësime ligjore. Atë që nuk e bërë deri sot qeveria e këtë përmes ekspertizës me njerëz të fushës që vendimmarrje të jetë e informuar e që kjo do të ndodhë se shpejti”, tha ai.

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI-ja, deklaroi se këto raporte hulumtuese kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndikimeve të njeriut në ambient.

“Mjedisi duhet të mundohemi ta lejmë në gjendje më të mirë se qe e kemi gjetur, sidomos në këtë krize globale. Mbrojtja e mjedisit dhe uljen e ndikimeve të njeriut ne mjedis”, ka thënë Metushi-Krasniqi.

Gjatë vitit 2017-2019 institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës kanë nënshkruar 326 kontrata për investime publike në ndërtimin dhe riparimin e kanalizimeve, që kap vlerën monetare afër 43 milionë euro, derisa janë dhenë vetëm 8 kontrata në vlerë prej 2.2 milionë euro.

Të ngjashme