“Termokos”-i nesër nis sezonin ngrohës

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 16:16 | Nga

“Termokos”-i, ashtu siç edhe ka paralajmëruar do të nisë nesër sezonin e ri ngrohës 2016/2017

Në komunikatën e dërguar për medie thuhet se pjesa më e madhe e punimeve për rehabilitimin e rrjetit në qytet dhe renovimi komplet i 50 nënstacioneve të ngrohjes tanimë kanë përfunduar.

Po ashtu “Termokos”-i bën të ditur se ditëve të fundit janë zhvilluar me sukses të plotë edhe të gjitha testimet e rrjetit të kogjenerimit, atij shpërndarës të ngrohjes në qytet si dhe pajisjeve të ngrohjes nëpër stacionet dhe nënstacionet termike.

Për shkak se punimet në dy segmente nuk kanë përfunduar ende furnizimi me ngrohje për kompleksin universitar dhe disa objekte në qendër të qytetit, blloqet, rruga 3 si dhe në Zona Lindja, në lagjen “Kodra e diellit” do të nisë me disa ditë vonesë.

Në harmoni me Ligjin për ngrohje dhe “Rregullat për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji” të ZRRE-së, furnizimi me ngrohje do të bëhet varësisht nga kushtet klimatike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme