Termokos nis furnizimin me ngrohje

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Termokos e ka nisur furnizimin me ngrohje.

Kjo kompani bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për fillimin e parakohshëm të furnizimit me ngrohje.

Nisjen e ka bërë kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se kjo kompani është storie suksesi.

“Unë gjithmonë e kam përmendur “Termokos”-in si një storie suksesi”.

Ndërkaq kryeshefi Arsim Fetahu, e ka falenderuar kryetarin Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme, që ka ofruar për ndërmarrjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer përgjatë këtyre viteve.

“Pas nënshkrimit të aneks kontratës për furnizim me energji me KEK-un, NP “Termokos” ka filluar sot të marrë sasitë e para të energjisë. Gradualisht energjia termike do të nisë të shpërndahet në rrjetin e ngrohjes, ndërsa efekti i saj pritet të vërehet nesër në orët e mëngjesit tek konsumatorët tanë”.

“Bazuar në Rregulloren për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji të ZRRE-së, përkatësisht nenit 6 të saj, pikës 2 dhe 3, në raste si këto kur temperaturat e ajrit janë më të ulëta se 12 gradë Celzius, atëherë mund të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje”.

“Sado që, ky është një furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje, dhe si rrjedhojë edhe fillim i parakohshëm i sezonit ngrohës 2021/2022, shpresojmë për një sezonë të mbarë dhe të suksesshëm ngrohës”.

Të ngjashme