Termokosi kyç institucionet, por jo edhe qytetarët

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Ngrohtorja “Termokos” sivjet nuk do të kyç në rrjetin e ngrohjes asnjë familje, derisa një gjë të tillë do ta bëjë për objektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme – Administrata e Policisë, Dekanatit të ri të Fakultetit të Mjekësisë, Ambulancës Specialistike, si dhe Administratës së Përgjithshme të QKUK-së.

Rreth 13 mijë konsumatorë do të kenë mundësinë të ngrohen nga ngrohtorja e qytetit “Termokos”.

Por, këtë vit asnjë konsumator i ri nuk pritet të që të jetë pjesë e ngrohtores së qytetit pavarësisht se gjatë projektit të koogjenerimit është paraparë edhe zgjerimi i rrjetit në disa lagje të kryeqytetit.

Këtë fat do ta kenë vetëm institucionet, si: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme- Administrata e Policisë, Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, Ambulanca Specialistike, si dhe Administrata e Përgjithshme e QKUK-së. Këtë e kanë konfirmuar për gazetën zyrtarë të ngrohtores “Termokos”.

Sipas tyre, këtë vit është zhvilluar faza e dytë e projektit të koogjenerimit dhe në këtë sezon janë kyçur vetëm disa objektet institucionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme