Termokosi shpalos të arriturat, viti 2019 më i suksesshmi deri më tani

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 12:10 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Termokosi mbajti konferencë për medie në lidhje me projektet që janë realizuar gjatë vitit 2019. Ky vit sipas Termokosit po njihet si më i miri në historinë e tyre, raporton Ekonomia Online.

Arsim Fetahu, kryeshef ekzekutiv në Termokos, tha se furnizimi me ngrohje gjatë vitit 2019 ka qenë më i mirë në kuptimin sasior dhe të cilësisë, sidomos përmirësim i madh vërehet në lagjen “Kodra e Diellit” ku më herët ka pasur furnizim jo kualitativ me ngrohje.

“Viti kaluar ka qenë. viti më i suksesshëm në historinë e Termokosit duke pasur parasysh të arriturat. Gjatë vitit 2019 ka qenë furnizimi me ngrohje shumë i mirë, qytetarët kanë qenë të kënaqur me shërbimet. furnizimi më kualitativ për ‘Kodrën e Diellit’ që ka pas probleme por tash është rregulluar”, tha ai.

Kur foli për sukseset ai përmendi prodhimin e energjisë termike, liferimin e energjisë termike, faturimin e inkasimin për të cilat thotë se të gjitha kanë pasur rritje.

“Prodhimi i energjisë termike ka qenë 232.246. MËh ,  rritje 5%  në vitin 2019 me shumë se viti 2018, qe ka qenë prodhimi më i madh qe ka qenë ndonjëherë në Termokos. Liferimi i energjisë termike ka pasur rritje për 9.6 për qind në raport me vitin 2018.”

Sipas tij humbjet e energjisë gjatë vitit 2019 kanë pasur rënie.

“Humbjet e energjisë për fat të mirë kanë zbritje se kanë qenë 10 për qind tash janë në 8 për qind që është shume e rëndësishme për përmbushjen e nevojave ne aspektin teknik”, tha ai

Ai më tej tha se gjatë vitit 2019 ka pasur rritje edhe tek faturimi e inkasimi në krahasim me vitin 2018.

Sipas tij, faturimi ka pasur rritje për 1.64 për qind ndërsa, inskanimi për 11.48 për qind

Ai tha se 2019 për here të parë janë furnizuar me ngrohje rreth 7500 banore.

“Zgjerimi i rrjetit të Termokosit ka arritur përqindjen 15. Zgjerimi më i madh ka ndodhur në lagjen Kalabria ku për herë të parë rreth 7500 e kanë filluar furnizimin me ngrohje”, tha ai

Sa i përket lagjeve ato që do të jenë prioritet për vitin 2020 janë fillimisht lagjet e vjetra si Ulpiana, Dardania e pastaj lagjet e vjetra.

Ndërsa tregoi se projektet për vitin 2020 janë vazhdimi i Projektit me Komisionin Evropian- projekti me KfË, projekti me MCC-në, Studimi i fizibilitetit për energji termike solare, projekti për dyfishim të kapaciteteve bazuar me masterplanin dhe ndërtimi i objektit te ri administrativ.

Të ngjashme