Tërnava – arbëreshëve: Jeni gjithherë të mirëseardhur në trojet tona

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava priti në takim Grupin e arbëreshëve të Italisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim myftiu Tërnava iu dëshiroi mirëseardhje në trojet e arbrit, duke thënë se janë çdo herë të dashur për popullin e Kosovës.

Ai ka përgëzuar që ata deri më tani me krenari kanë ruajtur identitetin kombëtar shqiptar.

“Ju jeni gjithherë të mirëseardhur në trojet tona dhe trojet e arbrit në trojet e stërgjyshërve tanë dhe tuajit dhe ne të gjithë ju kemi njohur që nga fëmijëria jonë. Ne përcjellim veprimtaritë dhe sukseset tuaja dhe na gëzon fakti për çdo organizim tuajin atje dhe integrimin tuaj në shtetin e Italisë dhe falënderoj popullin dhe shtetin italian për mikpritjen që iu kanë bërë juve dhe integrimin tuaj në shoqërinë italiane”, ka thënë myftiu Tërnava.

Përfaqësuesi i arbëreshëve të Italisë Rosaroi Petta, kryetar i komunës komunës arbëreshe Piana degli Albanesi në Sicili, falënderoi myftiun Tërnava për pritjen

 “Kjo për neve është një ditë shumë e rëndësishme sepse edhe gatishmëria e juaj siç e ceket në fjalim tuaj na jep shpresën që të hapim rrugë dhe horizonte të reja për bashkëpunim sepse jemi një popull dhe jemi një gjak dhe pasi është nesër Ramazan uroj që Zoti ta shpërblej sakrificën tuaj”, ka thënë ai.

Edhe prifti arbëreshëve të Italisë Papa Jani falënderoi myftiun Tërnava për pritjen duke theksuar “ne si komb duhet të vazhdojmë të jemi të fortë duke rezistuar erërave dhe të ndryshme të cilat tentojnë të na dobësojnë edhe pse kemi fe të ndryshme por ne ndjehemi një populli dhe gjak dhe duhet të bashkëpunojmë dhe të ruajmë identitetin tonë kombëtar”.

Këtë takim e përshëndeti edhe drejtori i Diasporës i BIRK-ut Ekrem Simnica si dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi.

Të ngjashme