Tërnava: Haradinaj doli edhe këtë herë faqebardhë përballë shpifjeve

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 16:29 | Nga

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka thënë se vendimi i Gjykatës së Colmar në Francë për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj “ka rikonfirmuar edhe njëherë pafajësinë e tij personale dhe pastërtinë e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, që për mision kishte lirinë, sovranitetin dhe dinjitetin për popujt e Kosovës”.

“Lirimi i Haradinajt është lajm i mirë për familjen, bashkëpunëtorët, popullin e Kosovën e mbi të gjitha për kauzën për të cilat Ai është angazhuar. Haradinaj edhe kësaj radhe doli i pastër e faqebardhë përball shpifjeve, insinuatave e akuzave të pabaza”, thuhet në një deklaratë për media të myftiut Tërnava.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme