Tërnava me mesazh për SBAShK-un e Qeverinë: Të ndërpritet greva, s’është koha për barrikadim

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka mbajtur konferencë urgjente për medie për grevën në arsim, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se me vëmendje i ka përcjell zhvillimet e fundit sa i përket grevës duke shprehur kështu sic tha ai konsideratë për mësimdhënësit.

Sipas tij, ata kanë mision të shenjt, mision që e kanë kryer me dinjitet që nga Rilindja Kombëtare.

Tërnava më tej tha se i mbështet kërkesat e SBAShK-ut, për paga të dinjitetshme, por që sipas tij, greva duhet të ndërpritet për hir të mision që kjo kategori ka.

Kërkesa ia pati edhe për Kuvendin e Qeverisë, duke bërë thirrje që të miratohet Ligji i pagave.

“Më vëmendje kam përcjell zhvillimet që kanë të bëjnë me grevën. Mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme, pasi kanë mision të shenjtë”.

“Thërras SBASH-un që ta ndërpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë t’i kthehen bankave shkollore, aty ku e kanë vendin”.

“Gjithashtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës e Kuvendit që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve”. 

Të ngjashme