Tërnava: S’e besoj se ndalimi i shamisë në shkollën e Gjakovës është bërë me qëllim të caktuar, të shfuqizohet ai vendim

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava nuk e beson se është bërë e qëllimshme ndalimi i shkollimit të një vajze me mbulesë në një shkollë në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë në asnjë mënyrë nuk duhet të nivelizohet arma apo pirja e alkoolit me mbulesë.

“Nuk dua ta besoj që kjo është bërë me qëllim të caktuar në prag të muajit të ramazanit. Nuk dëshiroj të besoj që është bërë me një qëllim të caktuar. Por mund të them që ka qenë një lëshim të rastit ngase në asnjë mënyre nuk mund të nivelizohet arma me mbulesë apo pirja e alkoolit me mbulesë duke pasur parasysh që mbulesa qartë është urdhër nga i madhi Zot”, tha Tërnava.

Tërnava optimist se do të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe se ai udhëzim administrativ do të shfuqizohet.

“Më vjen mirë. Që edhe përgjegjësia për arsim në komunën e Gjakovës vetë komuna ka reaguar me kohë. Dhe ky rast le të mbetet si rast i izoluar deri sa deri sa BIK-u raste të tilla ka dënuar dhe dënon më vazhdimësi”, ka thënë tutje ai.

“Me këtë rast dëshiroj që të thërras ministrinë e arsimit, njerëzit përgjegjës që edhe praktikisht që ta bëjnë shfuqizimin e atij udhëzimi administrativ që shkruan me nguti dhe papërgjegjësi të bollshme në raport me ndalimin e mbulesës së vajzave tona femrat myslimane besimtare dhe atyre t’ju shkelen të drejtat në shkollimin e tyre”, tha ai

Të ngjashme