Tërnava shtron drekë për imamët e diasporës, i falënderon për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe fetare

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 15:40 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Diasporës,  në objektin e medresesë “Alauddin” në Prishtinë, ka shtruar drekë për imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive shqiptare në diasporë, raporton EkonomiaOnline,

Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, në fjalën e tij përshëndetëse tha se Medreseja e Prishtinës, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çdo etapë që vendi ynë ka kaluar.

Tërnava lavdëroi punën e diasporës, duke thënë se Kosova do të jetë përjetë falënderuese, duke u thënë se dyert në Kosovë janë çdo herët të hapura për mërgatën tonë.

“Jemi mbledhur në këtë objekt, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm kur ky vend ishte i okupuar. Dhe nga këtu dolën njerëz të cilët sot këtë dije e shpërndajnë në gjithë botën. Andaj ky institucion do të mbetet krenaria e kombit tonë bazuar në atë që ka dhënë dhe po jep edhe sot në kohët më të vështira. Është kënaqësi e madhe të ju shoh, dhe kur ju vini në Kosovën tonë shohim se shumë dyer të mbyllura hapen”, tha ai.

Tërnava falënderoi imamët e diasporës, për ruajtjen dhe kultivimin e islamit të pastër, duke porositur që të ruajnë fëmijët nga çfarëdo lloj radikalizmi.

“Nuk guxojmë asnjëherë t’i japim përparësi gjuhëve të huaj karshi asaj amtare.Kemi për detyrim ta ruajmë identitetin tonë kombëtar kudo ku jemi. Andaj duhet ti ruajmë fëmijët tonë nga çdo sindrom qe nuk i përket islamit (radikalizmit) , kjo është një përgatitje sa për ta fëlliqur islamin, sepse kjo s’ka të bëjë me islamin se islami është i pastër. Në asnjë mënyrë ne shqiptarët nuk guxojmë që të tjerët të na bëjnë me gisht sikur ne jemi ekstremist .Mërgimtarët tanë duhet të kenë një bashkëpunim më të madhe edhe me institucionet e vendit si në aspektin politik, ekonomik dhe fetar’, tha ai..

Drejtori i Diasporës, Ekrem Simnica tha se ky takim tashmë është bërë tradicional nga BIK-u, duke vlerësuar lart kontributin e diasporës dhënë për Kosovën.

“Kjo drekë është bërë tradicionale nga BiK-u, duke e ditur kontributin që ka bërë diaspora dhe që vazhdon ta bëjë për Kosovën. BIK është e ndihmuar nga shtrirja e dorës e vendorëve por në shumicë nga mërgimtarët. Drejtoria për Diasporë është gati të bashkëpunojmë me mërgimtarët kudo qe janë”, th ai .

Përfaqësues i Ministrisë së Diasporës, Muhamet Selmani, falënderoi imamët e diasporës për edukimin e brezave të rinj dhe kultivimin e kulturës shqiptare.

“Ju përgëzoj për punën që keni bërë , dhe ju uroj për kulturën dhe diturinë që keni shpërndarë”,

Avdullah Mustafa,  përfaqësues i diasporës në Zvicër, tha se do të vazhdojnë të japin kontribut për të mirën e vendit ku jetojnë dhe veprojnë, porse nuk do ta harrojnë as vendlindjen.

“Ne këtë bashkim duhet ta thellojmë dhe të jemi më aktiv, sepse të mirat e xhematlinjve tonë të mos  shpërndahen në vendet tjera po në vendlindje. Në kemi përgjegjësi këto mjete t’i dërgojmë në vendin tonë”, tha ai.

Edhe Elez Osmani, përfaqësues i shqiptarëve në Amerikë, tha se me xhelozi po i ruajnë traditat dhe zakonet, si kombëtare, ashtu dhe fetare.

“Ata të cilët kanë dalë nga Kosova , doket dhe zakonet i kanë ruajtur me xhelozi.Ne jemi rritur në  këtë fryme me parime islame”, tha ai.

Të ngjashme