Tërnava: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava është deklaruar lidhur me hapjen e xhamive, duke thënë se vendimet që ka marrë BIK-u kanë qenë tejet të vështira por të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Ai tha se çështja e hapjes së xhamisë nuk duhet të politizohet për interesa të caktuara.

“Unë si myfti i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve, iu thërras të gjithëve në veçanti gjatë këtyre netëve të fundit të muajit të bekuar Ramazanit, që çështjen e xhamive mos ta polarizojmë as mos ta politizojmë, mos ti japim ngjyrë çfarë ajo nuk e meriton me pas, pezullimi i namazeve nëpër xhami të mos shërbejë për dikë që ai të krijoi emër duke fyer e duke sharë por të shërbejnë që neve të na motivojë për punë e lutje më të mëdha drejtuar Zotit që këtë pandemi, këtë sëmundje, këtë virus të largoj nga globi mbarë dhe të gjithë ne t’i kthehemi normalitetit”, ka thënë Tërnava.

Tërnava ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Të ngjashme