Tërnava uron Dodë Gjergjin për Krishtlindje

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava, ka uruar ipeshkvin Dodë Gjergji me rastin e Krishtlindjes, duke thënë se kjo festë përçon mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit si vlera të një ardhme më të mirë për njerëzimin.

“Megjithëqë, vit e kohë pandemie, fesat fetare te ne si gjithherë, e edhe me këtë rast paraqesin momentin e ndërgjegjësimi për bashkim, unitet, respekt, dashuri e solidaritet. Po ashtu, kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që na duhen për një të ardhme më të mirë për njerëzimin. Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në urim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme