Tërnava uron Festën e Bajramit, e konsideron moment të përkujtimit të përgjegjësisë shoqërore

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 13:02 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin për festën e Fitër Bajramit dhe përfundimin e muajit të Ramazanit. Duke porositur që  filozofia dhe mësimet e këtij muaji të shenjtë duhet të bëhen udhërrëfyes për mënjanimin e problemeve shoqërore.

Sipas tij, Fitër Bajrami është moment të përkujtimit të përgjegjësisë shoqërore, raporton Ekonomia Online.

“Më lejoni, që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’ua uroj festën e Fitër-Bajramit të gjithë besimtarëve brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe në mërgatën e largët, me lutjen që Allahu të na e ketë pranuar angazhimin tonë shpirtëror e material gjatë Ramazanit si dhe me dëshirën që siguria, paqja, harmonia dhe dashuria të mbretërojnë kudo në mesin tonë”, tha Tërnava.

Veç tjerash ai bëri thirrje për unitet dhe ndihmë për të varfrit. Ai u shpreh i shqetësuar për ndarjen e shoqërisë njerëzore përkundër avancimeve të teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit.

“Shoqëria njerëzore çdo herë e më shumë po tkurret brenda vetvetes. Më pak mëshirë, më pak solidaritet, më pak humanizëm”

“Globalizimi dhe materializimi i vlerave ka bërë që njerëzit lidhjet e tyre t’i ndërtojnë vetëm në baza interesi. Me gjithë avancimin e teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, shoqëria njerëzore është ndarë më shumë se kurrë më parë. Në këtë kohë dhe këto sfida, festa vjen edhe si alternativë shoqërore dhe solidare që sfidon këtë zbehje të raporteve dhe që lufton varfërinë”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme