“Teste falso”, gazeta zvicerane fajëson shqiptarët për rritjen e rasteve

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se rritja e rasteve nga diaspora shqiptare ka ardhur si pasojë e falsifikimeve të testeve për COVID-19.

Në këtë artikull shkruan se në Kosovë janë shitur dhe falsifikuar teste të shumta PCR. Tutje në shkrimin e publikuar nga gazeta zvicerane thuhet se çmimi për një test të falsifikuar PCR në Kosovë, ka shkuar deri në 800 franga (736.46 euro).

Gazeta zvicerane në artikull thekson se Policia e Kosovës ka identifikuar disa laboratore që kryejnë falsifikimin e testeve për COVID-19.

Këtu përmendet edhe një laborator në qytetin e Podujevës, ku policia ditë më parë kishte arrestuar punonjësit e këtij laboratori. Në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR.

Në një rast, autoritetet kapën disa kompjuterë, shkruan Blick.ch.

Po ashtu “Blick” ka publikuar edhe disa intervista duke ua fshehur identitetin personave.Ata kanë deklaruar se në Kosovë janë lëshuar teste false dhe se kanë paguar para për të marrë testin negativ.

Të ngjashme