Testet e para me Kodin e ri +383 rezultojnë të suksesshme

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 17:11 | Nga

Pas zyrtarizmit nga ITU-ja për kodin telefonik të Kosovës, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka postuar një fotografi ku tregon se po i festojnë testimet e para të kodit shtetëror +383.

Mustafa ka shkruar se pas një punë intensive dialoguese shumë vjeçare, sot zyrtarisht nga ITU, Republika jonë pajiset me kodin shtetëror telefonik +383.

“Testet e para vetëm se i kemi bërë sot dhe dolën me sukses”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme