Tetë serbë të arrestuar nga Policia e Kosovës në Brezovicë

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë janë arrestuar tetë serb në Brezovicë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për media i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në  zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent të dyshuarit të cilët dyshoheshin se mund ti perkasin ndonje strukture ilegale jan liruar”, ka thënë Kelani.

Të ngjashme