Tetë vjet burg për vrasje

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për të Mitur, shpalli aktgjykim dënues ndaj të miturit – tani madhor Z.V, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Trupi Gjykues për të Mitur i Gjykatës Themelore në Ferizaj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të miturin tani madhor Z.V për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 147 të KPK-së, e ka shpallur fajtor, dhe të njëjtit i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet. Në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe atë prej datë 20.11.2018 (duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit gjatë procedurës së ekstradimit).

“I mituri – tani madhor, akuzohet së në shkurt të vitit 1999 në Kaçanik për motive të ulëta, me dashje, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin H.V, në atë mënyrë që derisa tani i ndjeri së bashku me nipin e tij po ktheheshin nga shitorja e fshatit për në shtëpinë e tyre, i mituri iu vihet pas dhe duke i përcjellë e pasi u ofrohet iu thotë : “Ndaluni se kam punë me ju” dhe në momentin kur H. kthehet mbrapa për të shikuar, i mituri e godet me thikë në gjoks nga e cila goditje pëson plagë vdekjeprurëse të shkaktuara nga thika, me ç’rast tani i ndjeri H.V ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, njofton Gjykata.

Të ngjashme