Teuta Sahatqija në Infektivë, thotë se ka kujdes të përkryer

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija, e cila tashmë është infektuar me Covid-19, ka njoftuar se është shtrirë në Infektivë për të marrë tretmanin e nevojshëm.

Sahatqija tha se punëtorët e Infektives po bëjnë punë profesionale, me vullnet dhe janë shumë të përkushtuar.

Po ashtu, ajo theksoi se dhoma ku është vendosur ka qenë e pastër dhe gjithashtu ushqimi ka qenë kualitativ.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të zëvendësministres pa asnjë ndërhyrje:

Pas fotografimit te mushkerive mu sygjerua te vazhdoj mjekimin pak me intenziv ne Infektive. Nga zyra e pranimit, vendosjes ne dhomen e paster e te paisur, nga marrja e gjakut, fillimit te terapise, deri te ushqimi kualitativ, kam hase ne njerez shume te vullnetshem per pune, profesionist te zote e shume te perkushtuar.Jane punetoret te pashoq gjithmone te buzeqeshur e aty sa here i duhet pacienteve.Ata e dijne çfare barre te rrende mbajne ne super e tyre te sterlodhura nga nje sfide e tmerrshme mbareboterore qe nuk po i shihet fundi, prandaj nuk kane ngá me u marre me tregime dashakeqe qe punen e mire te tyre e shumezojne me zero dhe i shenderojne ata ne monstruma te paqene.Mbreme kur vinin te ma nderojne terapine ose te masin parametrat shendetsor, vetem shihja hidherim dhe merzine ne fytyrat e ketyre heronjeve per mosperfillje dhe nençmim.Mosperfillja dhe nençmimi eshte me se paku qe meritojne.Keta heronj te diteve te renda qe nuk po kane fund, meritojne respekt, meritojne mirenjohje, meritojne falenderim dhe meritojne perkrahje te pakufishme.Une ketu ne dhomen e Infektives ndihem e sigurte ne duar e nen kujdesin e perkryer te personelit mjeksor te Kosoves.Jemi me fat qe ju kemi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme