Thaçi bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 22-vjetorin e rënies së tij

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 12:01 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi në 22-vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu ka bërë homazhe te varri i tij në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se po përkujton bashkëluftëtarin dhe njeriun më aktiv të UÇK-së.

“Sot përkujtojmë bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin heroin e kombit Bahri Fazliun që ra heroikisht në istikamet e luftës përball ushtrisë dhe policisë serbe”.

“Bahriu është një prej njerëzve më aktiv të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës një nga ata që fuqizoi dhe forcoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vizionin e tij politik dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij që sot të jemi të lirë të pavarur, sovran dhe nesër në NATO dhe Bashkimin Evropian”.

Të ngjashme