Thaçi: Bush ia bëri të qartë Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave se Kosova është vijë e kuqe për SHBA-në

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Presidentit amerikan George HW Bush, i cili ndërroi jetë të premten vonë në moshën 94-vjeçare.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi tha se Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA.

“Ngushëllimet më të sinqerta në emër të popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, ka shkruar më tej Presidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme