Thaçi dekoroi komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot Komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale të KFOR-it, kolonelin Ruggiero Capodivento nga Italia, për rolin e tij në forcimin e sigurisë dhe të rendit e ligjit në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Komandantin e Njësisë së Karabinierëve italianë për punën e shkëlqyer në Kosovë dhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës.

“Kontributi juaj për sigurinë, rendin dhe qetësinë në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “do të jemi përherë mirënjohës për këtë”.

Komandanti Capodivento u shpreh se Njësia e Specializuar Multinacionale është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme