Thaçi dekoron 14 dëshmorët e Lubizhdës së Hasit me titullin “Heroi i luftës”

Has | 12 Pri 2019 | 14:20 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar me titullin “Heroi i luftës”, 14 dëshmorët e rënë në fshatin Lubizhdë e Hasit, raporton Ekonomia Online.

Nuhi Elezaj, Besim Parallangaj, Selman Osmankaj, Mustafë Gigollaj, Sinan Gigollaj, Xhem Gigollaj,Avdullah Muqaj, Selim e Bylbyl Muqaj, Isni e Shefqet Muqaj, Arben Gigollaj, Zenun Parallangaj e Skënder Parallangaj, janë 14 dëshmorët e rënë në këtë vend.

“Duke njohur kontributin tuaj për liri për çlirim e pavarësi, duke respektuar dëshmorët si bashkëluftëtarë i juaji por edhe si president i vendit dhe duke u bazuar në kompetencat e mija kamë marrë vendim qe ti dekorojë si hero i luftës, Nuhi Elezaj, Besim Parallangaj, Selman Osmankaj, Mustafë Gigollaj, Sinan Gigollaj, Xhem Gigollaj,Avdullah Muqaj, Selim e Bylbyl Muqaj, Isni e Shefqet Muqaj, Arben Gigollaj, Zenun Parallangaj e Skënder Parallangaj”, u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se Lubizhda e Hasit ishte e radhitur në radhët e UÇK-së.

“Në këtë fitore madhore për ju Kosovën dhe gjithë kombin që jemi së bashku për më tepër se 2 dekada. Ne kaluam s’bashku në momentet më të rënda si qytetarë e vend në përpjekjet tona për liri e pavarësi dhe ndihem krenarë që kaluam së bashku momente më të rënda. Ju u radhitet menjëherë në radhët e UÇK dhe treguat që jeni njerëz të bukës, mirëpritjes e pushkës”, shtoi Thaçi.

Të ngjashme