Thaçi dekoron dëshmorët Selman e Bekim Lajçi me urdhrin “Hero i Kosovës”

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dy dëshmorë të UÇK-së.

Bëhet fjalë për luftëtarët rugovas, Selman Lajçi dhe Besnik Lajçi.

Këtë Thaçi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, në 20 vjetorin e rënies i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarët rugovas Selman Lajçi dhe Besnik Lajçi. Gjithmonë do t’i kujtojmë dhe nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Të ngjashme