Thaçi dekoron ish-presidentin Fatmir Sejdiu

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 10:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentit Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-presidentin Fatmir Sejudiun. Thaçi me këtë rast për gjithë kontributin e dhënë nga Sejdiu, ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidentin Sejdiu për rolin dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij udhëheqës që ka pasur për procesin e Vjenës për bërjen e Kosovës shtet të pavarur.

Ndërsa ish-presidenti Sejdiu tha se e çmon vendimin e presidentit Thaçi duke e vlerësuar si punë të përbashkët në një proces të rëndë që i ka parapri pikës kulmore. Sejdiu tha se sado që është bërë punë e madhe, kanë mbetur edhe shumë punë për t’u bërë për Kosovën.

Të ngjashme