Thaçi dekoron Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pritur sot kampionin e botës në boks Robin (Haxhi) Krasniqi dhe e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Krasniqi në fundjavë e fitoi titullin e përkohshëm të botës në peshën gjysmë të rëndë në boks në versionin WBA dhe titullin IBO.

“Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme