Thaçi dekoron me Medelje Presidenciale të Meritave, djalin e Sefë Mleqanit

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekoruar Imer Gashin, kultivuesin e kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtësin e vlerave dhe traditave tona kombëtare.

“Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruhet në statusin e Thaçit.

Të ngjashme