Thaçi dekoron me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, Aze Ibrahimaj

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 22 vjetorin e vrasjes së Aze Ibrahimaj, e njohur si nënë e UÇK-së, ka dekoruar atë me dekorova me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se shtëpia e Ibrahimajve ishte një ndër bazat e UÇK-së, ndërsa , Aze gatuante 24 orë pa ndal për ushtarët e lirisë.

Postimi i plotë i Thaçit:

U bënë 22 vjet nga vrasja e nënëlokes së madhe Aze Ibrahimaj, nënës së Ushtrisë Çlirimtare, e cila priti dhe përcolli me bujari dhe besnikëri shumë e shumë luftëtarë lirie.

Shtëpia e Ibrahimajve ishte një ndër bazat më të hershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarë, veprimtarë dhe vullnetarë të të gjitha trevave të Kosovës qëndruan në këtë familje, qoftë në rrugën e nisjes ose të kthimit, gjatë përpjekjeve për forcimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nënëlokja Aze njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë. Ata shkonin të rraskapitur, çlodheshin, ushqeheshin dhe më pas vazhdonin rrugën drejt fronteve të luftës. Gjithmonë në duar të sigurta.

E kujtoi rastin kur së bashku me Kadriun, Luanin dhe Shkëlzenin qëndruam në një acar dimri aty. Po ashtu, në familjen Ibrahimaj qëndruan shumë herë edhe Fehmiu e Xheva.

Forcat serbe nuk u mjaftuan me shuarjen e jetës së nënëlokes Aze. Ata e masakruan pas vrasjes, në shenjë hakmarrjeje ndaj kësaj familjeje, e cila gjithmonë ishte derëhapur dhe e angazhuar me të gjithë anëtarët e familjes në lëvizjen kombëtare.

Më rastin e 22 vjetorit të vrasjes, nënëloken Aze e dekorova me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi emrit dhe veprës së heroinës Aze Ibrahimaj. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme