Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale edhe ish-kryeministrin e ndjerë Bajram Rexhepi

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 13:17 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin.

Këtë medalje presidenti Thaçi, ua dorëzoj familjarëve të Rexhepit.

Thaçi shtoi se Rexhepi ishte njeri human që me përkushtimin e tij shëroi shumë plagë lufte.

Postimi i plotë:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepin, njeriun human që me përkushtimin e tij shëroi shumë plagë lufte.

Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Ai dha kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ishte gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve. 

Të ngjashme