Thaçi dekoron pas vdekjes me Medalje Presidenciale Berit Backerin

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:36 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, norvegjezen Berit Backer, e cila ishte antropologe.

Berit Backer ka lindur më 1947 ndërsa ka vdekur në vitin 1993.

“Antropologen norvegjeze Bertit Backer, pas vdekjes, e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare. Ajo ishte ndër të parët që kishte ngrehur zërin për Kosovën dhe për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Kosova e çmon shumë kontributin e saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Antropologia norvegjeze, Berit Backer, më 1974 shkeli për herë të parë në fshatin e Komunës së Deçanit.

Të ngjashme