Thaçi: Demonstratat e vitit 1981, ndër faqet më të ndritura të historisë së re të Kosovës

Prishtinë | 11 Mar 2018 | 15:54 | Nga

Sot bëhen 37 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar këto demonstrata dhe ka thënë se ato janë ndër faqet më të ndritura të historisë së re të Kosovës.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Më 11 Mars 1981 filloi demonstrata e parë e studentëve të Universitetit të Prishtinës, për t’u pasuar me protesta dhe demonstrata popullore anembanë Kosovës me kërkesën themelore për avansimin statusit politik të Kosovës në nivel të Republikës. Prej vitit 1981 deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, me forma nga më të ndryshmet, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981 janë një ndër faqet më të ndritura të historisë së re të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme