Thaçi dhe Meta flasin në telefon për përballjen e dyja vendeve me Coronavirus

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kanë zhvilluar tash një bisedë telefonike.

“Diskutuam mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

“Shprehëm vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme