Thaçi dhe të tjerët dalin sot para Speciales

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet sot.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Gjykatës Speciale.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme