Thaçi: Dialogu me Serbinë vazhdon në pjesën e parë të shtatorit

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 08:24 | Nga

Në pjesën e parë të muajit shtator do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për “Epoka e re”.

Por, ai ka thënë se në këtë takim ende nuk është specifikuar se për çfarë do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pari i vendit u ka bërë thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut, duke thënë se bashkëngjitja e opozitës në këtë proces është e mirëseardhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme