Thaçi: E dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është shumë e dhimbshme të shohësh puna e bujqve, djersa dhe mundi i tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë.

Postimi i tij:

Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë.

Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit.

Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm.

Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë.

Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe…

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 5. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme