Thaçi: E gjithë Kosova do të lutet për ju John McCain

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 09:44 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetjen për senatorin amerikan John McCain, i cili është diagnostikuar me kancer në tru.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se gjithë Kosova do të lutet për shëndetin e McCain.

“Lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes. I nderuari senatori JohnMcCain, e gjithë Kosova do të lutet për juve dhe familjen tuaj”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Për këtë gjendje shëndetësore të senatorit McCain, kanë bërë të ditur mediat e huaja ku thuhet se kjo diagnozë rezultoi pas operimit të tij për të hequr koagulimin e gjakut. McCain pothuajse tre muaj më parë ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme